Ka shkuar në 64 numri i personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, nga 697 teste te kryera. Regjistrohen sot 5 raste të reja, tre prej tyre shtetas italianë, një 80 vjecar dhe një 42-vjecar nga Kavaja. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë të shtruar 32 pacientë.

“Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi”,- beri me dije Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Eksperte te huaj, amerikan dhe italian, kane deklaruar se kulmi i ccoronavirusit nuk ka arritur ende; duhet pritue ndoshta me muaj.

Veritas.com.al/