DURRËS- Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Ajo është pacentja që rezultoi rasti i parë  i infektuar në qytetin Durrësit, në moshën 73 vjeç.  Sot  ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se mjekët e spitalit në Durrës kanë tentuar që ta transportojnë drejt Tiranës pacienten e tyre për shkak të gjendjes së saj të rënduar, por vetëm pak çaste më pas ata e kanë rikthyer në ambientet e spitalit.

Në lidhje më këtë rast ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë ku njofton:

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.”

në vendin tonë janë shënuar edhe dy raste të prekura gjatë 24-orëve të fundit. Tashmë numri total i të prekurve nga koronavirusi është 12 ndërsa po kontrollohen dhjetëra të tjerë kryesisht që kanë pasur kontakte me pacientët tashmë të konfirmuara.

Veritas.com.al/