Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka shkuar në 40. Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se janë shëruar edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, shkruan ministrja.
Ndërkohë numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 196. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 10./