Ministria e Shëndetësisë njofton se në 48 orët e fundit janë shënuar 675 raste të reja dhe 9 humbje jete si pasojë e Covid-19, në vendin tonë.

 Në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, ndërsa nga të dhënat e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 268 raste pozitive.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 9 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19, duke e çuar numrin e viktimave në 1190 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë që numri i të shëruarve ka shkuar në 34,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

VERITAS.COM.AL