Në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim.

Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.

Mesa duket kjo ka qenë mënyra e protestuesve për t’i uruar nxënësve ditën e parë të shkollës; duke i lënë për minuta me radhë në trafik.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *