Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka inspektuar nga terreni punën e policisë me zgjerimin e fashës orare.
Në një prononcim për mediat, Lleshaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht zgjerimit të fashës orare, sepse kjo e fundit ka sjellë vëmendje të shtuar të policisë.
Lleshaj ka njoftuar se në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikimin e personave që shkelin urdhrin dhe mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit.
“Gjithë zgjerimi i fashës orare do të thotë për policinë më shumë kontroll. Dua t’i bëj një thirrje qytetarëve që ta kuptojnë derjtë që gjithë zgjerimi i fashës orare do të thotë që thjeshtë të krijohet më shumë mundësi për ata që duhet të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia e qarkullimit që ata që duan të shkojnë për të blerë. Zgjerimi i fashës orare është bërë vetëm për të mundësuar vetëm një destinacion, ose në punë, ose në dyqan për të zgjidhur nevojën imediate jetësore.
Përndryshe kush do të gjendet jashtë kushteve, policia do të shtojë masat e saj për të rritur kontrollin. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur edhe një sasi e caktuar dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikim të personave që shkelin, mundësojnë ndjekjen e personave që shkelin rregullin e qarkullimit”, tha Lleshaj.
VERITAS.COM.AL/