SHBA dhe disa vende evropiane kanë raportuar rritjen në nivelet  më të lartë ditore të rasteve me Covid, që nga fillimi i pandemisë, pasi varianti Omicron nisi të përhapet.

Më shumë se 440,000 raste të reja u regjistruan në SHBA të hënën, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Franca, Italia, Greqia, Portugalia dhe Anglia gjithashtu kanë raportuar një numër rekord të infeksioneve ditore.

Zyrtarët kanë thënë se shifrat e larta mund të kenë ardhur pjesërisht për shkak të vonesave të raportimit gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Studimet sugjerojnë se Omicron është më i butë se varianti dominues i më parëshëm- Delta, por frika mbetet se numri i madh i rasteve që rrjedhin nga Omicron që rezulton si shumë infektiv, mund të mposhtin spitalet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se rreziku i paraqitur nga Omicron “mbetet shumë i lartë”.