Pandemia e Covid-it, rëndom, në gjithë botën po shoqërohet me fenomenin e vetëvrasjeve.
Studimi zbuloi se përqindja e të anketuarve që raportuan se të paktën një ditë në javën e kaluar ata kishin dashur t’i jepnin fund jetës së tyre u rrit nga 8.2% në 9.2% dhe më pas në 9.8%, në tre valët e studimit. Faktet në Britani treguan se fenomeni është shtuar kur u raportua se një infermiere e re vrau veten gjatë turnit të saj në një spital britanik. Pak ditë më vonë edhe një pacient 37-vjeçar britanik i shtruar prej 5 ditëve në spital, vrau veten. 3 mjekë rus janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritarja e spitalit pasi rezultuan pozitiv me COVID-19, si pasojë e stresit emocional dhe frikës nga pasojat e infektimit.
Numri i vetëvrasjeve në Japoni është rritur në Tetor për muajin e katërt rresht. Ky është numri më i lartë i 5 viteve të fundit. Nga të dhënat paraprake numri i vetëvrasjeve në tetor ishte 2153 ose 300 më shumë se muaji paraardhës. Ndër shkaqet kryesore mendohet të jenë pasojat e krijuara nga pandemia e COVID-19. Masat e marra nga qeveria turke në pengimin e përhapjes së pandemisë kanë dhënë efekte negative ne ekonomi.
Pothuajse 100 muzikantë kanë kryer vetëvrasje që nga filllimi i pandemisë në Turqi. Ndërsa në Ukrainë ka patur 4 raste vetëvrasjesh ne spitale.
VERITAS.COM.AL