Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 764 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 800 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 20 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 640  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë.

VERITAS.COM.AL