“Lajm i trishtë!- Kështu e nis njoftimin në fb shkrimtarja Vllasova Musta, për gazetaren Zenepe Luka
Nuk arrij ta besoj që ti, mikja ime e rinisë, ike në rrugën pa kthim!
Ti, Zenepe Luka, gazetarja e mirënjohur me karrierë prej një jete, ti, energjikja, e paepura, e kudondodhura, sot u nise drejt qiejve! Le pas familjen tënde të shtrenjtë, njerëzit e tu të dashur dhe ne, miket e tua që, aq shumë na doje dhe të deshëm.
E pabesueshme, që ti nuk do jesh më mes nesh! Sa projekte, sa ëndrra dhe festime kemi realizuar falë përkushtimit tënd, si Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “ Nermin Vlora Falaschi“ dhe sa të tjera, mendoje dhe piketoje për të nesërmen. Para pak ditësh ishim së bashku, ne Vlore, ku festuam dhe gëzuam e paskëtaj, pa kaluar as dhjetë ditë, ti ike!
I trishtë, i dhimbshëm dhe tejet i rëndë largimi yt!
Do të të ruaj në kujtesë si miken e rrallë, që nuk njihte pengesa, që prekte dhe njihte vetëm fitoren, që kapërcente çdo vështirësi dhe që, çuditërisht e mposhti coronavirusi!
Lamtumirë mike!
Kam në aparatin tim celular përshëndetjet e tua të deridjeshme dhe aty do t´i ruaj përgjithmonë!
U prehsh në paqe dhe qofsh e paharruar!
Keshtu do te te kujtoj gjithmone, me krahe te hapura per te prekur gjithe dashurite!”
Nga viti 1994 dhe deri në vitin 2004, Zenepe Luka ka qenë një prej gazetarëve dhe korrespodentëve të gazetës “Koha Jonë”.Luka ishte një nga gazetaret kurajoze të terrenit që solli në media ngjarjet e rënda të vitit 1997 në Vlorë.
Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.
Është ndër të parat gazetare të RTSH në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njëjtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”.
Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën. Në këto vite, Zenepe Luka raportoi për ngjarjet e rënda të vitit 1997 në qytetin e Vlorë.
Zenepe Luka ka një përvojë 48-vjeçare i gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës, etj.

Pak kohe me pare ajo festoi me miq e kolege, 47 vjetorin e nisjes se punes si gazetare.
Sot pasdite Zenepe Luka u nda nga jeta pas nje lufte disa dirtore kunder koronavirusit, lufte qe nuk e fitoi dot
VERITAS.COM.AL