“Do të vijojmë të kemi në zbatim masat të cilat tashmë i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt dhe vlerësojnë që kanë dhënë efekt”. Ky ishte vendimi që Komiteti Teknik i Ekspertëve dha gjatë konferencës për media.
Po ashtu mësimi në universitet do të jetë online deri në një urdhër të dytë.
Gjithashtu, fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt për të pasur një tjetër rivlerësim.
Manastirliu: Rritje të incidencës dy javore duke e krahasuar, 217 raste të reja për 100 mijë banorë në javën të datave 2-15 janar, një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki, duke u rritur numri i bashkive nga 44 në 50 bashki ku janë identifikuar raste të prekura. Përsa i perket numrave të pacientëve të shtruar në spitale, përsëri ballafaqohemi me një rritje edhe pse duhet të themi se rritja e numrave në spitale është e qëndrueshme, nuk jemi në një situatë alarmante, por duhet të kemi kujdes të shtuar për të parandaluar çdo rritje të mëtejshme. Numrat të pacientëve të shtruar në spital kanë pësuar rritje në 14 ditët e fundit, 273 shtrime. Rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive gjithashtu ka pasur rritje.
Duke bërë një vlerësim shihet një rritje të qëndrueshme të numrave në këto dy javë vjen si efekt e festave të fundvitit dhe bashkimit të familjarëve. Do të thotë që do të vijojmë të kemi në zbatim masat të cilat tashmë i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt dhe vlerësojnë që kanë dhënë efekt. Në tërësinë e tyre vijon punën për vijimin e procesit të testimit në të gjithë vendin. Nga ana tjetër puna në spitale vijon pa ndalur në shërbim të qytetarëve.
Do të vazhdojmë me planet e vaksinimit, duke vazhduar me mjekët dhe infermierët dhe duke vazhduar me radhë të gjithë grupet që janë publikuar tashmë.
Pavarësisht të gjithë përpjekjeve tona dhe punës që vijon prej 11 muajsh në gjithë shërbimin tonë shëndetësore duhet të vijojmë dhe të tregojmë të kemi të njëjtin kujdes të higjienës, vendosjen e maskës dhe distancimin social.
Mësimi në universitet do të jetë online deri në një urdhër të dytë.
Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt për të pasur një tjetër rivlerësim.