Nikki Haley godet edhe një here, e dorëhequr si ambasadore në Kombet e Bashkuara. Në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, me të cilin ambasadorja amerikane njoftoi vullnetin e saj për t’u larguar nga posti, ka pasur një pasazh që rrezikon të krijojë tensione të reja në një rajon tashmë të nxehtë: Ballkani.

Letra e Nikki Haley

Në atë letër, Haley ka pohuar vullnetin e Shteteve të Bashkuara për ta braktisur Kosovën. Sipas zyrtarëve amerikanë, misioni i OKB-së është bërë tashme i padobishëm. Dhe Uashingtoni, nëpërmjet letrës se lamtumirës të përfaqësueses, i kërkoi Pallatit te Xhamtë se do të bënte në mënyrë qe te krijonte një exit strategy. Dhe çështja nuk është fare kaq e thjeshtë sa mund të duket nga këto fjalë.

Shumë mund të mendojnë se fundi i pranisë së OKB-së dhe mungesa e përgjithshme e interesit të Shteteve të Bashkuara janë një e mire për rajonin e Ballkanit. Në thelb, duket të jetë fundi i një lloji  “gjendje të jashtëzakonshme”. Dhe fundi i misionit UNMIK (Misioni i Administratës së

Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë) do të nënkuptonte fillimin e një faze të stabilizimit dhe kështu  pa dobishmërinë konsekuente të forcave të Kombeve të Bashkuara dhe të Perëndimit.

Por, realiteti është më kompleks. Dhe nuk është rastësi që ishte pikërisht Serbia qe reagoi shumë ashpër ndaj asaj që ishte shkruar në letrën e Haley-t drejtuar Guterres. Dhe motive duhet të kërkohet në efektin politik dhe strategjik që do të kishte fundin e Unmik-ut. Ose njohjen e mundshme te Kosovës si shtet i pavarur, strategjikisht dhe ushtarakisht autonom, dhe fundin e kontrollit të OKB-së mbi atë vend.

 Misioni Unmik

Misioni Unmik, i themeluar në vitin 1999, bazohet në Rezolutën 1244 të OKB-së. Në qëllimin e Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara duhet t’i kishin dhënë gjithnjë kompetenca më të mëdha  BE-së, në veçanti misionit Eulex (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë). Por kjo nuk ndodhi për “veton” e paraqitur nga Rusia dhe Serbia, te preokupuara gjithmonë nga fundi i Unmik-ut. Dhe kjo për shkak se misioni ndërkombëtar i Pallatit te Xhamit nuk parashikon një Kosovë të pavarur bazuar në rezolutën 1244.

Dokumenti i jep OKB-së juridiksion mbi Prishtinën, pa parashikuar detaje të mëtejshme mbi të ardhmen e Kosovës. Për shembull, në lidhje me njohjen e mundshme të një Kosove të pavarur, rezoluta autorizon Kombet e Bashkuara të sigurojë që të zhvillohet një proces për të përcaktuar statusin e tokës kosovare dhe forma te mundshme të autonomisë. Por administrata e përkohshme nuk garantonte n njohje ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës. Natyrisht gjerat ndryshuan ne 1999.

Reagimi i Serbisë

Pikërisht për këtë arsye, fjalët e Marko Djurić, drejtori i zyrës së Beogradit për Kosovën, nuk duhet të na befasojnë. Siç është raportuar nga Il Piccolo, zyrtari i lartë ka thënë se Serbia “do të kundërshtojë me të gjitha mjetet, ligjore dhe politike” fundin e misionit Unmik. Fjalë jo ndryshe nga ato të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i preokupuar nga dëshira për ti hequr vlerën rezolutës 1244. Presidenti serb ka lëshuar gjithashtu një mesazh të qartë për Shtetet e Bashkuara. Nëse Serbia do te vihet në qoshe, ka shpjeguar Vuçiç, ajo mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse “të mbrojë vendin” dhe “popullin tonë”, duke përfshirë edhe ata që kane mbetur në Kosovë. Një zgjedhje e fjalëve që, në atë rajon, për shumë njerëz do të thotë një thirrje për armë. Vuçiç ka thënë se tërheqja e trupave ndërkombëtare dhe lindja eventuale e një ushtrie kosovare do të kenë “pasoja tragjike”. Dhe këto deklarata ndodhën pas takimit me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan Matthew Palmer në Beograd.

Kosova voton për të krijuar një ushtri

Një thirrje për armë që, në këto ditë, rrezikon të jetë jashtëzakonisht serioze. Të enjten e kaluar, parlamenti i Kosovës votoi tre ligje që autorizonin krijimin e një ushtrie kombëtare prej 5 mijë burrave. Kryeministri Ramush Haradinaj para votimit deklaroi se “të tre ligjet kanë për detyrë

të mbrojnë integritetin territorial te Kosovës dhe shërbejnë për të mbrojtur qytetarët e të gjitha komuniteteve “. Por deputetët e pakicës serbe kanë denoncuar si të paligjshëm çdo modifikim të mandatit dhe aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KSF) pa kaluar një modifikim të Kushtetutës.

NATO gjithashtu i kërkoi Kosovës të mos krijojë një ushtri kombëtare pa një vlerësim të kushtetutshmërisë të realizuar edhe me votën e deputetëve serbë. Por nga ana e Prishtinës ,nuk duket se ka interes ndjekja e asaj që u sugjerua nga Aleanca Atlantike. Dhe për më tepër, idetë e administratës amerikane duken të orientuara për ta çliruar kampin, duke mbështetur ne fakt presionet autonomiste të Kosovës.

Veritas.com.al/