Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ndërkohë ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovski. Ndryshe në gjendje të krizës Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.

Me shpalljen e gjendjes së krizës, sipas nenit 33 të ligjit për menaxhim me krizat, Qeveria do të mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve.”Në rast krize, burimet e ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe të shoqërive tregtare që janë të një rëndësie të veçantë për të punuar në krizë, mund të përdoren, në përputhje me ligjin.Me kërkesë të qeverisë, mbi baza të marrëveshjes së arritur me Qendrën për menaxhim me kriza ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe burimet e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik, që nuk janë përfshirë në paragrafin 1 të këtij neni.Kompensim prej 30 për qind të pagës mesatare mujore neto-për punonjës, nga ana e shtetit, për përdorimin e burimeve private”thonë nga qeveria e RVM-së. 

VERITAS.COM.AL