Në qershor të këtij viti janë regjistruar gjithsej 185 aksidente rrugore. Në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar numri i aksidenteve paraqet rritje prej 2,2 për qind. Deklaratën e ka bërë INSTAT, sot, në raportin e tij më të ri.

Numri i të aksidentuarve, në gjashtëmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur në aksident gjatë muajit qershor 2017 është 12, ose gati sa gjysma e numrit të një viti më parë.

Pse ndodhin aksidentet? Për faj të drejtuesit të makinës?,  për shkak të rrugëve të projektuara jashtë parametrave të ruajtjes së jetës?, për shkak të sinjalistikës, apo kushteve të motit?!

Sipas statistikave, në qershor, aksidentet rrugore në 73 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 16 – 25 vjeç duke zënë 24,3 për qind të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 66,7 për qind, krahasuar me një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 79,9 për qind të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zëne 28,3 për qind të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke shënuar ulje 9,3 për qind, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT-it, në qershor 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona, që paraqet rritje prej 5.8 për qind në krahasim me mesataren e vitit të kaluar.

Veritas.com.al/