Në javën e pestë të Shqipërisë me Covid 19, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh optimizmi duke theksuar se “FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID”.
Në një kohë kur kryeministri kërkon vijimin e durimit nga qytetarët duket se ky durim i nevojshëm nuk është fare pjesë e agjendës së tyre.
Lehtësimi i masave ku përfshihet edhe lëvizja me makinë e atyre që u lejohet të shkojnë në punë është duke u abuzuar.
Nëpër makinat private që lëvizin në tiranë në vendin e pasagjerit janë ulur gra fëmijë madje edhe çifte të rinjsh duke dalë nga shtëpitë e bërë xhiro e harruar se lufta me Covid 19 është ende larg së përfunduari.
Ndërkohë që Covid 19 vijon të jetë prezent në Shqipëri mjaftoi një lehtësim i vogël i qeverisë për të prodhuar uljen e menjëhershme të vigjilencës nga qytetarët duke përdorur makinat masivisht e i rikthyer kryeqytetit trafikun normal të përpara kësaj beteje me këtë virus vdekjeprurës që nuk kursen asnjë grupmoshë.
VERITAS.COM.AL/