Numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 është ulur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, njofton ministria.
VERITAS.COM.AL