talia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike.
Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.
Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirsut janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.
Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:
Singapor -2
Paraguai -1
Mauritius -1
Bosnje Hercegovina -1
Islanda -1
Finlanda -1