Një kthesë mahnitëse në hetimin për përdhunim te Cristiano Ronaldos.
Në fakt, Der Spiegel tregon se jane shume pikat e erreta që duhen sqaruar dhe se një hetim i ri i policise, i cili tashmë ka filluar, është i nevojshëm.
Çështja që përfshin kampionin e Juventusit, shkurt, zien. Veçanërisht sepse gjithmone revista gjermane,qe ka dëgjuar një nga avokatët e viktimës së supozuar, Kathryn Mayorga, avokatin Leslie Mark Stovall, zbulon se deklaratat e gruas në policinë e Las Vegasit nuk janë të pranishme në arkiv, sic jane rrobat dhe të brendshmet që Mayorga i ka dorëzuar agjentëve kur eshtë kryer vizita mjekësore në spital.
Me pak fjalë, provat janë zhdukur. E akoma, policia dhe avokatët e Mayorgas as nuk janë dakord me faktin se gruaja kishte përmendur emrin e Cristiano Ronaldos në 2009. Duhet parë tani në qoftë se një hetim i ri do të lejoje te gjenden provat e depozituara në ate kohë ose në qoftë se do te jete e nevojshme te kerkohen të reja.
Sigurisht, siç u përmend, akuzat duken gjithnjë e me shume të lëkundura.
Veritas.com.al/