(FOTO: Giovanni Keseler nuk ka foto me Llallën. Ka një fytyrë të çuditshme në krah)/

Nga: Laert Skiro/

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është pritur sot në Bruksel për të “shkarkuar” aty dyshimet, hetimet, akuzat dhe të vërtetat mbi zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. Prokurori i Përgjithshëm kishte bërë gati një dosje voluminoze me provat dhe faktet e mbledhura gjatë gjithë këtyre viteve.

Edhe institucioni, edhe personi që e pritën zotin Llalla në BE, janë një çudi tjetër. Institucioni emërtohet “Seksioni Anti- Mashtrim i Bashkimit Europian”. Ndërsa shefi i “Anti- Mashtrimit” që priti zotin Llalla quhet Giovanni Kesseler- italian për nga emri.

Po pse ndodhi kjo pritje dhe “shkarkesë” dosjesh në Bruksel pikërisht në këtë moment?

-Të thuash se Europa është e pastër nga mashtrimi dhe të shpresosh tani se “po na e pastrojnë Shqipërinë”, kjo është një utopi. Bashkimi Europian po harxhon edhe dy tre vitet e fundit deri në rënien përfundimtare, pikërisht për shkak se ka mashtruar; ka mashtruar veten, popujt, shtetet dhe qytetarë. E ashtuquajtura “elitë liberale” ka lindur dhe është zhvilluar në vendet e BE.

-Të thuash se e thërritën zotin Llalla pas luftës së tij me ambasadorin amerikan të ardhur nga Obama, Donald Lu, edhe kjo nuk është bindëse. Të bind vtëm ideja se në BE mund t’i kenë thënë “mbylle gojën, sepse edhe Lu është yni”. Sepse klarkët e BE janë të llojit të George Soros dhe të paguar prej tij; sidomos këta që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

-Të mendosh se edhe këta “kundër Mashtrimit” në BE kanë interesa me kompaninë e naftës “Bankers” ku edhe Lu u shpall se ka interesa personale?, një gjë e tillë nuk është dëgjuar deri më tani. Por mund të jenë interesat me drogën që mbillet në vendin tonë dhe me trafikantët që shkojnë e vijnë Shqipëri- Europë. Llalla është thërritur ose për të bërë kompromis, ose për t’i “treguar Spaçin”.

-Të thuash se në BE mund të ketë mbetur ndonjë skutë që ka interesa të luftojë korrupsionin, edhe kjo pak të bind. Po të ketë mbetur ndonjë skutë e pastër, atëherë Llallën mund ta pyesin për vilën e blerë me dyfishin e çmimit nga ambasadoresh e BE në Tiranë, Vlahutin. Por edhe kjo ka shumë pak shanse. Paratë e “blerjes” së vilës në Rolling Hill, janë ndarë me “bosët” në BE.

-Të thuash se këta të BE kanë ndonjë mirënjohje për Prokurorin dhe e thërrasin për “dekoratë” tasni që ky po “shkarkohet” nga detyrat nga Vettingu, as kjo nuk ka ku rri.

-Aq më pak që disa media po thonë se “do të arrestohet një ministër”. Ministër i qeverisë së Soros në Tiranë të burgoset? E pamundur. Aq më keq që mediat e venë gishtin mbi ministren Milva Ikonomi, një grua sorosiane në kockë! Ky është naivitet. Siç është naivitet të mendosh se Reforma në Drejtësi e bërë nga Lu, do të sjellë Drejtësi.

/Veritas.com.al/