Nga Ylli Dylgjeri/
Sonte nuk do të bëj humor! Më ndjeni miq.
Dëgjova me vëmendje zotinSaimir Tahiri në Opinion. E dëgjova dhe ndjeva dhimbje për njerzit që i marrin këto përgjegjesi në jetë.
Kam punuar dhe unë vite në MB. Kam nderuar
4 Ministra të Brendshëm. Të gjithë të majtë.
Të gjithë socialistë. Të gjithë familjare.
JO! Ka qënë shkollë e përgjegjësi tjetër e tyre.
E dëgjova, e dëgjova, deri në fund, dhe thashë:
Ky është çun risku!
Ku jemi sot?
Bilanci që i la vendit: Qindra ha drogë të mbjella. Dhjetra ton drogë të magazinuara. Qindra te rinj të droguar. Më tej: Të vrarë po.Të prangosur po. Sherre po. Oficerë policie të larguar e të pushuar nga puna si trafikantë. Një rini në ikje. Një opinion të shkatërruar. Një europë të larguar. Një Shqipëri të rënuar. Një ministër te kallxuar.
Ndërkohë, Saimiri djalë i ri mund të dënohet. Mund të bëj edhe disa vite burg. Në fund pasi
të dalë mund të jetojë edhe si i pasur. Ia vlen.
Ky sot quhet çun risku.