Gjatë një konference të mbajtur në Suedi të mërkurën e kaluar, Dalai Lama komentoi mbi problemet që lidhen me krizën e refugjatëve, duke deklaruar se pritja duhet të jetë vetëm e përkohshme dhe se Evropa i përket europianëve

Nga: Jacopo Bongini/

Deklaratat e fundit nga Dalai Lama për valët migratore që kanë ndikuar në Evropë për shumë vite janë duke shkaktuar një trazim në ditët e fundit.

Siç raportohet nga gazeta britanike The Independent, autoriteti më i lartë shpirtëror i budizmit tibetian, si udhëheqës i qeverisë tibetiane në mërgim ka afirmuar ne fakt gjatë një konference të mërkurën në qytetin Malmo të Suedisë,se edhe pse duke e konsideruar fondamentale detyrën e pritjes se refugjatëve, ata duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, në mënyrë që ti mundësojnë atyre të zhvillohen,duke nxitur kushte më të mira jetese, “Ti mirëpresim,ndihmojme,edukojme, por në fund duhet të kthehen në vendet e tyre.” – duke shtuar – “Europa i përket evropianëve“. Fjalë që kanë ngjallur indinjatën e shumë përdoruesve në mediat sociale, të cilët kanë akuzuar Dalai Lamën se është një fanatik dhe hipokrit, duke iu referuar faktit që ai vetë pothuajse gjashtëdhjetë vjet është në gjendjen e të qenit refugjat Pas pushtimit kinez të Tibetit në vitin 1959 në përgjigje të një kryengritje të organizuar nga lëvizja e rezistencës lokale, Dalai Lama në fakt u detyrua të marre strehim në qytetin e Dharamsala, në veri të Indisë, ku edhe sot së bashku me qeverinë tibetiane në mërgim merret me mbështetjen e bashkatdhetarëve të persekutuar nga autoritetet e Pekinit.

Per me teper,nuk është hera e parë që Tenzin Gyatso – emri i marrë nga murgu pas kurorëzimit në Dalai Lama dhe që do të thotë “oqean i mençurisë” – merr pozita konservatore persa i përket çështjes së vjetër të emigrantëve.

Që në vitin 2016, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai tha: “Edhe nga pikëpamja morale, besoj se refugjatët duhet të pranohen vetëm përkohësisht”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se i ka pritur ata ne një numër shumë më të madh në krahasim me kapacitetet reale të pritjes dhe duke shtuar:Nëse i shohim refugjatët në fytyrë, sidomos gratë dhe fëmijët, ndiejmë dhembshuri, por nga ana tjetër ata janë bërë shumë”. Europa dhe Gjermania nuk mund të bëhen arabe.Gjermania është Gjermania “.

Në këtë rast, mbi të gjitha, koha dhe vendi në të cilin udhëheqësi budist  tetëdhjetetre vjecar i ka bërë publike deklaratat e tij të fundit kanë qenë të një rëndësie të veçantë. Malmö është në fakt qyteti suedez me përqindjen më të lartë të emigrantëve ndër popullsitë – sipas të dhënave te vitit 2018 rreth një e treta e banorëve kanë lindur jashtë vendit – dhe aktualisht Suedia po përjeton një moment shumë delikat politik pas rezultateve të zgjedhjeve legjislative të mbajtura javën e kaluar, në të cilën partia nacionaliste dhe antiemigrante Sverigedemokraterna ka rritur mbështetjen e saj duke marrë 17.6 përqind të votave dhe 63 vende në parlamentin kombëtar.

Veritas.com.al/