![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/06/departamenti-amerikan-675x450-1.jpg)
Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i DASH, Ned Price, përmes një mesazhi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan Price.
VERITAS.COM.AL