I ngarkuari me punë të jashtme i SHBA-së në Shqipëri David Wisner do të largohet, dhe do të zëvedësohet nga Nancy VanHorn.
Në një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane, Wisner falenderon të gjithë shqiptarët për bujarinë dhe mikëpritjen që i është bërë atij dhe familjes së tij.
Ai ka ndarë disa nga momentet më të veçanta që ka kaluar në Shqipëri, duke shprehur vlerësime për vitin që kaloi duke shërbyer në Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe duke u lidhur me popullin shqiptar.
Në videomesazhin e tij ai ndau kujtimet më të bukura, sfidat me të cilat u përball dhe këshillat e tij për pasuesen e tij, Nancy VanHorn.
Wisner tha se nëse ka diçka që do e marrë gjithnjë me vete, ajo do të jetë dashuria që shqiptarët tregojnë ndaj skuadrës kombëtare të futbollit.
“Unë do jem gjithnjë një tifoz kuq e zi”, -tha Wisner.