Rrugëtimi i parë i debatit politik mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një Teatri të ri, zuri gati gjysmën e parë të vitit ku jemi. Në stinën e nxehtë të verës ndaloi; opozita gjeti rastin për ta shmangur edhe këtë debat, duke lënë sallën e seancave parlamentare dhe duke kryer pelegrinazhin e ‘Kuvendit paralel’ nëpër Shqipëri.

Sot kur po mbahej komisioni parlamentar mbi amendimin e ligjit për Teatrin, pasi u kthye për riparime nga Presidenti i Republikës, opozita është kthyer në punimet e komisionit dhe ka rinisur debatin.

Opozita është ngjitur pas një letre të BE ku thuhet se ‘në tenderimin e punimeve për Teatrin duhet të ketë më shumë pjesëmarrës’. Këtë letër opozita e ka interpretuar sikur BE ka urdhëruar ‘të mos ndërtohet Teatri i ri’. Por maxhoranca e ka rinisur punën aty ku e la me dekretin e Presidentit Meta mbi teatrin e ri.

Maxhoranca ka kryer amendimet e caktuara të ligjit dhe e ka paraqitur sot në komision parlamentar.

Këtu janë rindezur debatet. Përfaqësuesi i Opozitës, Alibeja e ka konsideruar këtë një sjellje kundër BE dhe një ‘akt mafioz’.  Sipërmarrësin që do të ndërtojë teatrin, e ka quajtur ‘Mafia Fusha’ . Ndërsa deputeti socialist, Shqalsi,  ka thënë se ‘opozita nuk di çfarë kërkon’.

Në debat janë përfshirë edhe mediat, ku një nga analistët e njohur ka bërë thirrje për përplasje dhe për ‘përdorimin e forcës fizike’ kundër policisë së shtetit.

Media ka siguruar ndryshimet e propozuara nga Partia Partisë Socialiste në ligjin për teatrin. Në relacionin e paraqitur thuhet se ligji ka për objekt përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Projekti- ligji autorizon kryetarin e Bashkisë, si për të përfaqësuar pronarin-shtet me të drejta të plota për të nënshkruar kontratën me palën private. Në ligj hapet gara për çdo “Palë private”.

Me këtë term nënkuptohet çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Amendimet u miratuan në komision vetëm nga maxhoranca, ndërsa opozita braktisi mbledhjen.

Veritas.com.al/