Nga: L. Skiro/

Në media dhe në biseda të ngushta, Agur Vrenozi u quajt ‘heroi i ditës.

Ndërsa në instancat e larta të shtetit po emërtohet si një hero i vërtetë. Sot presidenti i Republikës i akordoi Agur Vrenozit dekoratën e ‘Artë të Shqiponjës”. Po sot Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje!

Nderimet për Agu Vrenozin nuk po i lënë radhë njëra tjetrës…

Nderimi për njeriun është kualiteti më i lartë i njeriut  dhe institucioneve, padyshim.

Por pyetja shtrohet: Pse në këtë epokë krizash kërkohen heronj?

Artur Vrenozi, me një kualitet të vërtetë qytetar, para tre ditësh, u përlsh me hajdutët që në mes të qytetit po grabisnin një nga bizneset shkëmbimit monetar. Biznesi nuk ishte i tij, por ai u ndodh aty pranë dhe reagoi. Hajdutët e qëlluan me armë dhe ai dha jetën…

Ky është akti. Shoqëria dhe shteti paskan nevojë jetike për heroin e munguar; domethënë për heroin që i mungon vetë shoqërisë dhe shtetit. Shteti është mposhtur nga krimi, vrasja, banditizmi dhe narkotrafiku. Prandaj e kërkon te individi viktimë atë që i mungon shtetit.

Edhe shoqëria ka nevojë për të tillë ‘heronj’ sepse shoqërisë i mungon guximi dhe gjeneroziteti për të ndryshuar fatin e vet.

Kjo është arsyeja pse shteti dhe shoqëria mbahen te akti i një burri që ra viktimë. Atëherë a kemi shpresë se një gjë e mirë do të ndodhë; edhe pse Aguri dha jetën?

Veritas.com.al/

agur vrenozi