Përfaqësuesit e delegacionit gjerman gjatë vizitës në Tiranë në një konferencë për mediat theksuan se rajoni i Gadishullit Ballkanik dhe konkretisht Shqipëria, është pjesë e oborrit të saj dhe si e tillë duhet të jetë brenda unionit.
“Shqipëria dhe i gjithë rajoni, parë në kuptimin e gjeopolitikës është oborri i BE dhe si i tillë në gjykojmë që ai të jetë pjesë e BE. Ndaj do të ishte e domosdoshme, që bashkëpunimi parlamentar duhet të bashkëpunojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për mua si njeri që udhëhiqet nga parimet demokratike, demokracia është një proces vlerash. Është e rëndësishme demokratizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye, dëshiroj të përsëris se marrëdhëniet mes parlamenteve në rajon dhe sferës së politikës për Gjermaninë janë shumë të rëndësishme”-tha një nga përfaqësuesit e delegacionit gjerman.
Ai foli edhe për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet, duke ritheksuar se është Kushtetua ajo që përcakton se kur duhet të mbahet ky proces zgjedhor. Por a është realisht një krizë politike kjo që po kalon Shqipëria? Zyrtari gjerman theksoi se këtë do të përcaktojë faktori kohë.
“ Megjithatë me bisedat që kam bërë, kam kuptuar se ky vend ka një kushtetutë dhe ajo është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu, dhe ajo është baza e të gjitha institucioneve. Nëse kushtetuat parasheh se zgjedhjet do të duhen të bëhen në atë moment kohor, atëherë ata duhen të zhvillohen në këtë moment. Në këtë mënyrë dhe këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur nga populli. Kjo është ideja që kam për situatën. Secila partia ka të drejtën e saj për të marrë në këtë konkurrim. Mendoj se zgjedhësit në Shqipëri është e mirinformuar në lidhje me atë çka do apo nuk do dikush. Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja. Në vendet e BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave. Kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente që të bindim këto vende, që Shqipëria është pjesë integrale e Evropës. Duhet të flasim hapur si evropianë. Duhet ta themi jo të gjithë qytetet në union janë entuziastë për zgjerimin, por edhe në Shqipëria edhe në rajon nuk janë të gjithë entuziast për këtë proces”-shtoi ai
Veritas.com.al/