“The American Spectator” shkruan sot se kryetari  i ‘House Judiciary’ Republikani Bob Goodlatte (R-VA) është vënë në krye të 15 anëtarëve të një delegacioni për një mision urgjent në Greqi, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Itali pas disa provave se disa favorizime të dhëna në erën e Obamës, vazhdojnë që të vendosin mbi qytetarët, institucionet e këtyre vendeve dhe stabilitetin rajonal.

The Congressional Delegation u nisën të shtunën për 10 ditë hetime gjatë ndërprerjes së punimeve të Kongresit.

Stafi i komunikimit i ‘House Judiciary’ refuzoi të komentojë mbi shqetësimet ndaj sigurisë.

Gjithashtu, gjashtë nga nëntë anëtarët që udhëtojnë në zonë, janë Republikanët Steve King (IA), Tom Marino (PA), dhe Jason Smith (MO) — në një udhëtim për një paketë rregullimesh ligjore që varet nga Departamenti i Shtetit; në këtë rast ambasadorët në të gjithë këto vendeqë i përkasin administratës Obama dhe që vazhdojnë politikat e trashëguara.

Është e vështirë të imagjinohet të merren informacione të papanshme nga katëto ambasada që kanë ndërhyrë në politikat vendore.

Konflikti i Prokurorit të Përgjithshëm me ambasadën në Tiranë

Një qëndrim i keq u shfaq mes zyrës së shefit të Prookurorisë sëi një entitet neutral kombëtar, dhe ambasadorit Amerikan, kinezit Donald Lu.

“ kryeministri Edi Rama, i mbështetur nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, ka shkatërruar pavarësinë e drejtësisë sonë”, deklaroi Prokurori nga Tirana, duke folur në telefon për ‘The American Spectator’. “Nën parullat për reformë në Drejtësi, ata po ia dalin që ta politizojnë atë”.

Edi Rama, për një kohë të gjatë mik i ngushtë i George Soros, rrjeti i të cilit është i futur thellë në Shqipëri, si një partner i Ambasadës së SHBA në një numër projektesh ku përfshihen 8.8 milionë dollarë për projekte të USAID… ju e merrni me mend çfarë reforme në drejtësi’.

“Kur ne shprehnim ndonjë opinion profesional të ndryshëm nga ai i Ambasadës Amerikane- Lu bëhej keq”, tha një prokuror, duke dashur  që të mos i përmendej emri. Ajo shpjegoi se Komisioni i Venecias i BE, i formuar për të ndihmuar propozimet e reformës në drejtësi në përputhje me ligjet në BE, shpesh mbanin anën e prokurorëve shqiptarë në këto debate teknike.

Prokurorët shtojnë se zyra e saj u përpoq që të bënte prioritare trafikun e e drogës dhe kriminalitetin si çështje themelore në Shqipëri; ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara fuste në harresë kultivimin dhe eksportin  masiv të kanabisit si një ‘problem që nuk i përket SHBA’. Divergjencat mes autoriteteve të ligjit në Shqipëri dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara janë konfirmuar edhe në sitin e lajmeve Exit.al

Donald Lu ka ndëshkuar prokurorët dhe gjykatësit të cilët nuk binin dakord me të, duke iu ndaluar dhënien e vizave për në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka ndodhur me 70 gjykatës dhe prokurorë- sipas Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në përgjigje,Llalla ka qortuar Ambasadorin, duke e akuzuar për manipulime dh shantazh, si në letra dërrmuese publikuar në website të zyrës, ashtu edhe në konferencë shtypi në Shkurt.

Llalla gjithashtu ka akuzuar ambasadorin Lu se ka tentuar në zyrën e tij që t’i krijojë privilegje një kompanie me pronar kinez, Bankers Petroleum.

Siç ka shkruar ‘Washington Times’ që në titujt kryesorë, para tre muajsh “Soros-ka infektuar Departamentin e Shtetit me lojërat e tij në Tiranë”.

Gazeta amerikane shkruan gjatë edhe mbi krizën politike në Maqedoni, ku thotë se ambasada Amerikane ka qenë në “anë të partisë socialiste, njësoj si në Shqipëri”.

Po me detaje gazeta shkruan mbi rolin destabilizues të politikave të Soros- Obama në Kosovë, Bosnjë, Greqi dhe Itali.

… Në përgjithësi, ambasadorët e kohës së Obamës kanë arritur të ushqejnë tensionet etnike (sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë), duke promovuar favoritë politike të bartur nga e kaluara – kryesisht socialistë dhe anëtarë të rrjetit George Soros (Shqipëri, Greqi, Maqedoni) – ndërsa kanë bërë armiq zyrtarë të cilët ndjejnë se e dinë çfarë është më e mria për vendin e tyre (Shiqpëri, Bosnie, Kosovë, Maqedoni).

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson njoftoi javën e shkuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më mandat për t’u imponuar vendeve të tjera që të adoptojnë vlerat e SHBA.

Ambasadat tona në Ballkan në mënyrë të qartë nuk e kanë marrë memorandumin.

/Veritas.com.al/