Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë se:
– Në fshatin Jezull, Njësia Administrative Rrëshen është dëmtuar shpatulla mbështetëse e një ure tip Bejli duke bërë të pamundur kalimin e rrugës dhe nxjerr jashtë funksionimit të kësaj ure.
– Në fshatin Kodër-Rrëshen, rrezikohet një banese pasi ka rrëshqitje toke në një afërsi banesës prej 10 ml. Banesa është e padëmtuar, por me avancimin e rrëshqitjes mund të rrezikohet edhe banesa.
– Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë, ku ka prezencë gurësh në rrugë dhe gërryerje në bazamentin e rrugës.
– Në akset e rrugëve rurale ka dëmtime pasi dalja e përrenjve malor ka sjell dëmtime të rrugëve konkretisht:
Në Njësinë Administrative Orosh, Është dëmtuar rruga për në fshatin Bulshar, Grykë Orosh, Nënshejt, Pëshqesh dhe Kullaxhi.
Në njëjësinë Administrative Selitë, është bllokuar aksi rrugës që lidh fshatin Bardhaj, Lëkundë.
Në njësia Administrative Kthellë, ka dëmtime të aksit rrugor në Tharri, Shebe, Përlat Qendër, Vadhishtë, Troje dhe Prosek, konkretisht në lagjet Kabal dhe Curgu.
Në Njësinë Administrative Kaçinar është dëmtuar një urë që lidh fshatin Shpërdhazë.
Në njësinë Administrative Fan është dëmtuar rruga që lidh fshatin Shëngjin, Klos, Munellë dhe Zall Xhuxhë. Janë dëmtuar disa ura pasarela ne Thirrë, Bisakë dhe Xhakëz por që po mbahen në monitorim, ku pas qetësimit të situates do ndërhyhet për riparimin e tyre.
Mjetet e bashkisë janë në në terren dhe po ndërhyjnë në zonat ku është e mundur për rehabilitimin e rrugëve.
Përsa i përket shkarkimit të Hec Qafmollës, sipas informacioneve të dërguara deri në orën 09: 30 me këtë regjim reshjesh nuk parashikohet shkarkime gjatë ditës së sotme, por po mbajme kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e digës.
E gjithë struktura e mbrojtjes civile është në monitorim të situatës dhe ne gadishmëri për përballimin e situatave që mund të ndodhin. / abcnews.al /
Komente