Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka pritur homologun e saj grek, Nikos Dendias.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhaçka ka theksuar se Qeveria shqiptare e konsideron Greqinë një fqinj të çmuar dhe partner të rëndësishëm.
Ministri grek nga ana tjetër ka shprehur dëshirën për shfuqizimin e Ligjit të Luftës.
Ai po ashtu ka falënderuar Shqipërinë për mënyrën e zgjidhjes së ‘çështjes së detit’.
“Mendoj se dërgimi në Hagë tregon një mesazh të rëndësishme se kjo është mënyra e duhur për të zgjedhur çështjet. Do të depozitojmë sa më shpejt dokumentet përkatëse”, tha Dendias.
Nga ana tjetër Xhaçka theksoi se shteti fqinj mbetet një zë mbështetës në integrimin evropian të Shqipërisë.
Ajo e ka falënderuar homologun grek për qëndrimin pranë në kohë të vështira.
“Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.