Kryeministri Edi Rama është shprehur se synon që ta kthejë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë deri në vitin 2030. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që mbahet për herë të parë në Tiranë.

“Sistemi financiar i vendit tonë tregon elasticitet dhe në të njëjtën kohë, tregon që ka shumë qëndrueshmëri dhe vazhdimësi. Kur e nisëm këtë udhëtim, problemi më i madh që kishim ishin kreditë me probleme, të cilat ishin rreth kufirit 25%, ndërkohë që sot për qindja e kredive me probleme, ndonëse kemi parë një rritje të kreditimit, do të donim të shihnim më shumë kreditim, por baza është shumë inkurajuese.

Mund të jeni në dijeni me reformën tonë që ne kemi ndërmarrë dhe tashmë ne ja kemi dalë që të kemi një situatë të qëndrueshme, të mos e rrisim më çmimin e energjisë, ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjive, në veçanti kriza e çmimeve të energjisë në Evropë. Synimi ynë është që ta kthejmë Shqipërinë në një ekportues neto të energjisë deri në vitin 2030 dhe për këtë arsye po investojmë në burimet e energjisë nga era dhe dielli e të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100 për qind i rinovueshëm.

Duhet ta ruajmë këtë që kemi dhe të zgjerojmë portofolin e sektorit të energjisë me të gjitha llojet e burimeve të rinovueshme për energjinë. Dua ta mbyll me diçka që mendoj se ëhstë një prej arsyeve të suksesit tonë, që ësdhtë bashkëpunimi i ngushtë me Bankën Botërore.”, u shpreh Rama