Një trafikant droge në protestë kundër qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka denoncuar pjesëmarrjen e Altin Dalipit në protestën në bulevard, i shfaqur me një bluzë “E dua Çamërinë”, i njohur si militant i PD dhe i dënuar tre herë në Belgjikë.

“Ky patriot i shtirur me emrin e Çamërisë dhe me atë zemër groteske në bluzën e porositur për këtë ditë të paharrueshme shërbimi ndaj atyre që e kanë urdhëruar të kapi mikrofonin, kërkon të përmbysë qeverinë e Shqipërisë dhe të shpëtojë atdheun e nxjerrë në shitje nga unë, pasi e ka nderuar emrin shqiptar dhe e ka lartësuar flamurin kombëtar me tre vepra madhore, të cilat protestuesit e sinqertë nuk do të guxonin kurrë t’i imagjinonin. Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge.”, u shpreh Rama.

Kryeministri paralajmëron se do të vijojë të denoncojë çdo protestues të tillë, që duan ti fryjnë urrejtjes për për të përçarë shqiptarët.

“Dhe thonë pastaj mos u merr me protestuesit! Këta që dalin e do dalin në këtë faqe, nuk kanë asnjë lidhje me protestuesit e sinqertë që nuk kapin mikrofonin po thjesht kërkojnë të shihen e të respektohen në shqetësimet e tyre. Këta janë fytyra e errësirës, prej ku ushqehet kjo shfaqje e Shqipërisë më të vjetër, që kujton se gjeti ilaçin magjik për t’u bërë Shqipëri e re”, tha ajo.

Altin Dalipi është i njohur si një militant i PD dhe i denoncuar edhe më herët për dënimet për trafik droge në Belgjikë, madje në vitin 2021 motra e tij Lumturie Hasa ka qenë kandidate e PD në Elbasan. Dalipi shfaqej më tepër krah ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në foltoret e Ervin Salianjit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *