(FOTO: Mijëra njerëz në gjithë Poloninë kanë mbajtur protesta kundër reformave të propozuara)/
BE ka marrë një masë të paprecedent disiplinore kundër Polonisë, duke thënë se reforma Juridike kërcënon shtetin e të drejtës.
Polonia e qeverisur nga konservatorët nuk u është bindur masave të BE mbi emigracionin masiv. Shteti ka hedhur në gjyq për ‘tradhti’ Donald Tusk- president i BE, polak, sepse akuzohet për vrasjen e ish- presidentit Kazinsky. Masa e tanishme lexohet si hakmarrje e BE.
BE tha se 13 ligjet e reja në dy vite kanë lejuar qeverinë që “të ndërhyjë në mënyrë të rëndësishme” në drejtësi.
BE i ka dhënë Polonisë tre muaj që të paraqesë vërejtjet.
Por qeveria konservatore Polake e ka quajtur vendimin si ‘politik”. Ajo ka thënë se reformat janë të nevojshme që frenojnë inefektivitetin dhe korrupsionin.
Masat disiplinore, të cituara nga Artikulli 7, mund ta lënë Poloninë jashtë të drejtës së votës në BE.
Por Hungaria ka thënë se do ta bllokojnë këtë lëvizje të BE, të quajtur “opsion nuklear” që kërkon aprovim me votën e të gjitha shteteve anëtare.
Veritas.com.al/