RENEA ka arritur të hyjë në banesën e vajzës e cila telefonoi në sallën operative, duke denoncuar se po dhunohej nga disa persona.

Pasi rrethoi zonën dhe tentative për të hyrë brenda, efektivë të RENEAs, mundën të hyjnë brenda përmes dritares, duke u lëshuar me litarë nga tarraca e pallatit.

Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se vajza është gjetur e vetme në banesë, ndërsa marrja në pyetje e saj do të hedhë dritë mbi ngjarjen

Njoftimi i policisë:
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *