Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi europrian i Ballkanit Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Rusia ka qenë prej kohësh një forcë destabilizuese dhe burim dizinformimi në Ballkanin Perëndimor, për shembull, duke mbështetur një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ligjvënësit amerikanë, nga të dyja partitë, theksonin në letrën e tyre se “integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në komunitetin transatlantik duhet të jetë përparësi për Shtetet e Bashkuara ndërsa ne përpiqemi të konsolidojnë aleancat tona në gjithë Europën dhe i kundërvihemi përhapjes dhe ndikimit të regjimeve autokratike, përfshirë atyre të Rusisë dhe Kinës”.
Ata theksonin se përpjekjet amerikane duhet të përqendrohen tek rritja e investimeve, angazhimi për integrim të shpejtë në BE e nxitja a dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa njëri nga nënshkruesit, Ritchie Torres, kërkoi dhe anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.