Departament Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për “Zërin e Amerikës” se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Haradinaj komunikoi dorëheqjen e tij, dje në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Ministrave.

Shkak për dorëheqjen është bërë ftesa për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Veritas.com.al/