Shtatëmbëdhjetë deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që është parashikuar për të martën. Lajmin e bëri të ditur kreu i Grupit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat. Gaz BArdhi qendron ne krye te kesaj levizjeje qe kerkon neutralizimin e PD zyrtare sipas interesave te Foltores
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se beson që mospjesëmarrja ditën e nesërme mund të jetë më e madhe.
Mbledhja e nesërme për të është jolegjitime pasi siç u shpreh Bardhi, organizmi i saj është përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.
Ai foli për interesa personale të “një apo shumë individëve” të cilat nuk i shërbejnë PD-së dhe demokratëve.
“Kujt i intereson kjo që po ndodh në PD? Kjo nuk i shërben PD-së, kjo nuk i shërben demokratëve.”