Deputetë të opozitës së bashkuar janë duke marrë me radhë fjalën para protestuesve të grumbulluar para selisë së Parlamentit.
Kryefjala e tyre është deklarata se nga sot ata dorëzojnë mandatin e deputetit, e nuk do të ndalen deri sa Rama të largohet.
Teksa prezantohen se kush janë e kë zonë përfaqësojnë ata shprehen se mandati i tyre i takon popullit.
Basha e akuzoi se ka marrë arratinë pasi rrethoi Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me interes protestën e opozitës përpara Parlamentit.
Ai ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ruçi pritet të takohet me një delegacion çek në mesditë. Menjëherë pas takimit do të ketë një deklaratë për medien nga kryetari i grupit, Balla, si dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin e Republikës Çeke.
Disa mbështetës të opozitës ata kanë ndezur disa qirinj në kujtim “të parlamentit të vdekur”.
Disa të rinj mbajnë në krahë shirit të bardhë, si shenjë paqe për protestën.
Kryetari i PD, Basha sapo ka dorëzuar mendatin e deputetit ka deklaruar se sot lindi Parlamenti
Aleati i PD, Shehi e ka ulur shumë entuziazmin e militantëve kur ka predikuar se ‘rruga do të jetë shumë e gjatë’.
Veritas.com.al/