Deputeti Adriatik Alimadhi është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga vetë deputeti.
E infektuar gjithashtu është edhe bashkwshortja e deputetit Alimadhi.
Ai e ka marrë përgjigjen si pozitiv më datë 24 dhe që prej asaj ditë është vetëkarantinuar në shtëpi.
Ndërkohë, pak ditë më parë, ai u ndalua nga policia në rrugët e Tiranës pasi kishte thyer karantinën dhe nuk kishte respektuar rregullat.