Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka takuar këtë të premtë në qeli, kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Në një prononcim për mediat, Syrigos tha se ndaj Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, ndërsa paralajmëroi se hapi i radhës lidhur me këtë çështje, fatkeqësisht për Shqipërinë do të jetë në BE.
“Shkakton një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje këtu, e para, është shteti ligjor, e dyta prezumimi i pafajësisë për dikë që është zgjedhur kryetar bashkie dhe e treta nuk është e kuptueshme për ne, se përse një person i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrë për të bërë betimin.
Kjo është një cëshje shumë e madhe për ne, kjo s’ka të bëjë me burgosjen e tij. Kjo cështje është marrë në konsideratë nga BE dhe mund të bëhet një pengesë kryesore për procesin e integrimit të Shqipërisë që parashikohet të nisë së shpejti. Këto janë cështjet kryesore.
I di akuzat, pra ka akuza për korrupsion për zgjedhjet lokale, por vetëm në rastin e Fredi Belerit rezultoi me burgosje.
Ky është rasti i vetëm nga 31 raste të tjera. Ai ka qenë i burgosur edhe pse presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë, përse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat civile dhe nuk e lejon atë të bëjë betimin si kryetar bashkie. Nëse ky është rasti, ligji do kishte thënë nëse një person ka kryer krim, nuk mund të bëjë betimin por ligji nuk e thotë një gjë të tillë.
Pra, është një shkeljet e të drejtave civile. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, tha ai.