Nga Klevis Balliu/
“Sot më 26 shkurt, mbushen 67 vjet nga ekzekutimi i 22 intelektualëve, të rrëmbyer dhe ekzekutuar me rastin e “dinamitit në legatën sovjetike në Tiranë”. Në atë kohë, për shkak të syleshtësisë së organeve të Sigurimit të Shtetit, me urdhër të Byrosë Politike, regjimi arrestoi rreth 170 persona.
22 prej tyre i ekzekutoi.
Kujtojmë me respekt emrat e tyre: Sabiha Kasimati, Pjerin Guraziu, Anton Delhysa, Zyhdi Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaceli, Manush Peshkëpia, Mehmet Shkupi, Niko Lezo, Lluka Rashkoviç, Haki Kodra, Reiz Selfo, Myftar Jegeni, Thoma Katundi, Hekuran Troka, Qemal Kasoruho, Tefik Shehu, Gjon Temali, Fadil Dizdari, Petro Konomi, Pandeli Nova dhe Ali Qorraliu. Spikat te këta martirë, emri i Sabiha Kasimatit, kësaj shkencëtarje të rrallë, e cila do i bënte nder çdo vendi po ta kishte.
Po ashtu kujtojmë se të lidhur me këto ngjarje më 21.6.1951 janë pushkatuar Vilfred Fekeçi dhe Ulusi Velaj.
Për nder të kujtimin të tyre, ftoj kolegët deputetë që të mbajmë një minutë heshtje”- u shpreh deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Veritas.com.al/