Deputeti i PD Gent Strazimiri, i njohur për rrahjen e tij nga Ben Ndoka dhe disa të tjerë në ambientet e Kuvendit; si dhe i kapur me pistoletë në protestën për Parkun, ka nisur të ‘rrahë’ sokët e vet, deputetët demokratë që përbëjnë grupin për rinovimin e PD dhe kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Ai iu thotë kolegëve deputetë, që nga themelues të PD e deri ministra dhe kryetar Kuvendi, se me ju, PD “Le të shuhet, sepse nuk i duhet askujt”.

Ja çfarë u bën ai shokëve të tij tani që nuk ka më socialistë rrotull:

Në facebook:

“Di të them vetëm se:

O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…

Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!

Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!”

Veritas.com.al/