(FOTO: Deputetja Vokshi para gazetarëve kur sapo ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj ministrit Beqja në Prokurorinë e Përgjithshme)
Opozita e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe abuzim me koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, i njohur si Check Up. Sipas PD, kompania që ka marrë me koncension këtë shërbim, fiton në mënyrë të padrejtë miliona euro për punë të pakryer dhe kjo vetëm sepse është kompania e mikes së kryeministrit Rama, Vilma Nushi.
“Kallëzimi penal ndaj ministrit lidhet me një sërë shkeljesh, të procedurave, të ligjeve, që përbëjnë edhe vepër penale,- tha deputetja Vokshi-, në lidhje me konçensionin e check-up. Eshtë një që nuk ka marrë për bazë interesin e publikut, por përkundrazi, në kurriz të interesit të publikut ka favorizuar klientelën e Edi Ramës dhe Ilir Beqës”
‘Ne e gjykojmë që i është bërë dëm buxhetit të shtetit, mbi 16 milionë Euro, pa përmendur këtu nisjen e implemetimit, ku në gjykimin tonë, vetëm në një 9 mujor, të vitit 2015, shifra të cilat ne i kemi bërë publike vetëm para disa ditësh, është një abuzim prej 1.5 milionë euro”, tha deputetja Vokshi.
/Veritas.com.al/