Ndërsa zgjodhi të shkojë në selinë e PD, për të folur me mediat, në sallën ku një ditë më parë Lulzim Basha zhvilloi konferencën me gazetarët, ish kryeministri Berisha ndërroi drejtimin e zyrës.

Teksa nxorën jashtë mediat, sa të bëhej gati salla për konferencën, ish kryeministri Berisha zgjodhi të flasë në një tjetër kënd të sallës, duke shmangur sloganin ‘Zgjedhim të ardhmen’.

Por ndërsa dera e sallës ishte e mbyllur, një prej mbështetësve të ish kryeministrit, e ka hapur atë duke e shkelmuar, sic duket edhe në foto.Më tej deputeti i PD, Flamur Noka nxori jashtë mediat, deri në  përgatitjen e sallës për konferencës e ish kryeministrit Sali Berisha me mediat.