Pas librave, filmave, parkut të lojrave dhe pjesës teatrore, fenomeni Harry Potter po pushton edhe internetin me publikimin e tre përmbledhjeve me romanet numerike, sot m[ 6 shtator 2016. Duke u kujdesur për këtë pulë që bën vezë të arta me zgjuarsinë e një strategu, krijuesja e tij, J.K. Rowling, nuk e ka ndërmend të ndalet në mes të rrugës. Përkundrazi: për ditëlindjen e 20-të të magjistarit të ri me syze, Skocezja miliardere po përgatit tashmë një ekspozitë përkujtimore.
“Harry Potter, mbaroi!” Çfarë kishte në mendje J.K. Rowling këtë behar, në Londër, kur deklaroi këtë informacion për Reuters-in? Një shaka e çuditshme për fansat e saj. Eksperte e mesazheve të kriptuara që shpërthejnë në histeri të pastër në rrjetet sociale, autorja e suksesshme vdes të luajë me fjalët. Por, në fakt, nuk ka hequr kurrë dorë nga pasurimi i sagës së saj. Që nga ndërprerja e aventurave të magjistarit të vogël në 2007, ajo përkundrazi po e zhvillon në tërë gamën universin e magjistarëve. Duke u ndjerë edhe njëherë të manipuluar nga ky blof i radhës, disa nga admiruesit e saj e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke i vënë për nofkë emrin e personazhit të krijuar prej vetë asaj “Voldemort”…