‘Lufta me thika’ mes shtatë të rinjve gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Sarandës, ka lënë një vdekur një 34 vjeçar dhe tre të plagosur rëndë.

Deri më tani nuk ka të dhëna pse ka ndodhur tragjedia. Një nga dëshmitarët ka treguar aq pak sa dinte. Ai ka thënë se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, ‘grupit të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika’.

Sipas dëshmive të deritanishme, 34 vjeçarit Premtim Bega që mbeti viktimë, ishte ngritur pritë.

“Unë nuk e di për çfarë janë zënë- tregon dëshmitari- Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë grupit tjetër  dhe i kanë goditur. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh”, thotë personi që ka sdhënë dëshminë për median.

Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Një nga shokët e viktimës ka deklaruar  në Pollici se ‘nuk di asnjë arsye pse ndodhi”, por di që ndaj Premtimit ishte ngritur pritë. Flitet për një “grup nga Vlora” që erdhi i pajisur me thika dhe kacavida.

‘Shkova t’i ndaja- thotë ky- por mu sulen me thika e kacavida. Jam plagosur me katër plagë”- thote ai

Veritas.com.al/