(FOTO: Ramush Haradinaj)

Megjithëse, jo vetëm Turqia, por edhe mbarë opinioni botëror u trondit mga gjakderdhja me bomba dhe armë në Stamboll, deri tani askush tjetër nuk ka thënë një fjalë nga politikanët shqiptarë. Vetëm Ramush Haradinaj- ish kryeministër në Kosovë, ka “guxuar” të ndëshkojë aktin terrorist.

Nuk mund të përmenden menjëherë arsyet e logjikuar pse ndodh kjo, por dihet influenca e autokratit Erdogan mbi politikanët shqiptarë si në Kosovë edhe në Shqipëri. Siç vihet re as në ngushëllime, as në dënimin e aktit terrorist, nuk shkohet pa lejen e tij…

Lideri aktual  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në Turqi, duke thënë se ngjarjet në Turqi, janë të papranueshme dhe të dënueshme si dhe kanë prekur çdo njërin prej nesh. Madje bëri thirrje: “Bashkohuni me botën demokratike kundër terrorit!”.

“Mendimet dhe lutjet e mia sot janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për popullin turk. Ne rreshtohemi me botën demokratike kundër këtij terrori”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Nga shpërthimi mbrëmë pranë një stadiumi në Stamboll mbetën të vdekur 29 persona dhe u plagosën 166 të tjerë. Ministri i Transporteve i Turqisë ka thënë se “ky ishte një akt terrorist”.

/Veritas.com.al/