Sapo u shpall lista e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë, menjëherë opozita kontestoi njërin prej anëtarëve të ekipit, zotin Artur Meçollari. Ish- kryeministri Berisha deklaroi se Meçollari është ‘spiun’.

Menjëherë reagoi Ministria e Mbrojtjes ku Meçollari punon, duke e bërë çështjen më gtë rëndë. Ministria tha se Meçollari ka një kartë nga NATO, dhe sipas ministrisë ‘NATO nuk e ka përjashtuar”. Shteti këtu harron se çfarë është në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe çfarë është në dobi të ushtarëve të NATO-s. Në NATO ka edhe të tjerë spiunë, por këtu luhet me ndjeshmëritë e kombit shqiptar që në negociata me një shtet tjetër për çështje territores, zgjedh një ‘spiun’.

Por me sa duket gjithë lsita e negociatorëve është hartuar mbi bazën e ‘preferencave, nga Athina. “Këtë e duam, këtë nuk e duam’; por bëhet fjalë për anëtarët e palës shqiptare.

Ministria e Jashtme ka deleguar si negociator edhe Armand Skrapin- i shkolluar dhe specializuar në Greqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta sa i takon plotfuqishmërisë për çeljen e negociatave me Greqinë për çështjen detare.

Lajmin se ministri Bushati i është përgjigjur kërkesave të Metës është konfirmuar edhe nga burime nga Presidenca. Sipas këtyre burimeve letra e MEPJ e plotësuar ka mbërritur në zyrën e presidentit Meta.

Emrat e nisur nga ministri Bushati, janë:

Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Veritas.com.al/