Muhamed Veliu: Flori, Muhamed Veliu jam si je, flas nga Libani. Më në fund kemi lajme të mira
Muhamed Veliu: Fol me motrën që ti më merrje në telefon dhe interesoheshe gjatë gjithë kohës, është me mua.
Motra: Selam Alejkum Flori, jam Klodi
Flori: Motra si je, a je mirë?
Motra: Mirë, si je ti, jemi duke ardhur inshallah
Flori: Marshallah, mirëardhi motra!
Motra: Me kalamajt jam
Flori: A janë mirë?
Motra: Po shumë mirë janë dhe unë jam shumë mirë
Kjo telefonatë me këtë lajm të shumëpritur prej shumë vitesh nga Florimi në Tiranë u bë vetëm pak minuta nga koha kur motra e tij bashkë me fëmijët kishte mbërritur në aeroportin e Bejrutit.
Ora 24:00 e të Shtunës, i gjeti 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare, në një jetë të re duke mbyllur një kapitull të tmerrshëm më parë në kampin Al Hol e më pas atë Roj.
Në Sirinë veriore për t’i marrë shkuan Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme, bashkë me Gledis Nano Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit shqiptar dhe kolegun e tij Indrit Doda.
Pak përpara nisjes fillimisht në Damask, ata patën një konferencë për shtyp me autoritet kurde të qeverisjes vendore.
Një avion i paguar nga qeveria shqiptare i solli nga Damasku në Beirut ku u pritën nga ministri Bledi Cuci.
Gratë mbajë kokat ulur.
Janë të ndrojtura dhe të pa mësuara me prezencën e medias.
Njërës prej tyre i shkëpusim një koment të shkurtër.
Muhamed Veliu: A jeni e gëzuar që po shkoni pranë familjeve.
Gruaja: po
Muhamed Veliu: Nga jeni me origjinë?
Gruaja: Nga Tirana
Muhamed Veliu: Sa fëmijë keni?
Gruaja: Kam 5 fëmijë
Muhamed Veliu: Disa kanë lindur në Siri?
Gruaja: Po
Muhamed Veliu: Ju ka marrë malli për familjen
Gruaja: Po shumë
Muhamed Veliu: Keni kohë që e prisni këtë ditë?
Gruaja: Po
Edhe fëmijët shfaqen të lodhur nga udhëtimi.
I ka pllakosur habia.
Mosha e tyre e vogël bën që ata mos ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur.
Pas pak orësh qëndrimi në Liban vjen momenti i dëshiruar prej tyre.
Bëhemi gati për të nisur udhëtimin drejt Tiranës.
Pas 7 vite qëndrimi në Siri në shtetin islamik dhe në kampet Al Hol dhe Roj 5 gra dhe 14 fëmijë janë duke shijuar ditën e parë të lirisë së tyre. Ky avion do t’i çojë drejt Tiranës.
Për shumicën e këtyre 14 fëmijëve është udhëtimi i parë më avion. Stjuardesat u dhurojnë lodra, dhe dy orë udhëtim drejt Rinasit mbaron shpejt.
Sikurse edhe të riatdhesuarit e Tetorit 2020 ata do të qëndrojnë në një qendër nën kujdesin e shërbimit shtetëror social.
Adrian Shktuni ekspert në Ëashington për çështjet e sigurisë dhe terrorizmit thotë se me të tilla operacione riatdhesimi
“Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut janë duke treguar maturi politike dhe një përgjegjëshmëri më të lartë ndaj obligimeve te tyre vendore e ndërkombëtare se sa shumica e vendeve teë tjera Evropiane”.
Top Channel