Nga: L. Skiro/

Kur u mor vesh se Slobodan Parljak- i dënuar për krime lufte në Hagë dhe i ‘ngushëlluar’ nga kryeministri i Kroacisë, para gjykatësve nxori helmin nga xhepi dhe i dha fund jetës, dëshpërimi mbi fatin e gjykatave, erdhi deri te ne. Pyetja shtrohet, çfarë mund të ndodhë në gjykatat dhe burgjet e vendit tonë ku siguria është shumë më e ulët?!

Autoritetet holandeze tashmë i kanë filluar hetimet për të gjetur se si është futur helmi me të cilin Slobodan Parljak, gjenerali kroat i Bosnjës, kreu vetëvrasje derisa po i shqiptohej dënimi për krime lufte në Bosnjë.

Gjyqtari Carmel Agius ka urdhëruar që selia e gjykatës  të shndërrohet në “skenë krimi” duke kërkuar që shishja me helm të mbetet aty, ndërsa për ta marrë gjeneralin kroat është ofruar edhe një helikopter.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Veritas.com.al/