Theresa May paralajmëroi të shtunën se kundërshtimi nga Parlamenti i marrëveshjes së saj të Brexit mund ta lëtë Britaninë në Bashkimin Europian dhe të sjellë opozitën laburistë në pushtet.

Mesazhi i liderës së sulmuar May vjen bashkë me frikën se qeveria e saj do të dështojë ditën e martë në Kuvend ku mund të tërheqë marrëveshjen që firmosi  me Brukselin muajin e kaluar.

Media raportoi se MAy ndodhet nën presion nga kabineti i saj për të vonuar votimin dhe të fluturojë në Burksel për të siguruar më shumë koncesione para samitit të planifikuar me 27 liderët e BE ditën e Enjte dhe të Premten.

Por sekretari i shtetit për Brexit, Stephen Barclay tha për BBC: “Votimi do të bëhet”.

May tha se Britania “vërtet mund të jetë në ujëra të panjohur” nëse drafti i përpiluar pas afërisht dy vjet bisedime të ashpër hidhet poshtë me votë vetëm katër muaj para datës 29 Mars të Brexit”.

“Unë mund të nënkuptoj një pasiguri të rënde për kombin me një rrezik real të një jo- Brexiti”, tha May për the Mail’’ ditën e Shtune.

Veritas.com.al/